Kryetarja e Komisionit për negocimin e teksteve shkollore, Merita Januzaj është intervistuar për rreth dy orë në Komisionin hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore.
Jonuzaj ka thënë se kanë arritur ta zbrisnin çmimin e teksteve shkollore nga 5 milionë e 800 në 4 milionë e 800 mijë.
“Si zyrtare ministrisë sa herë është kërkuar një informatë ne iu kemi përgjigjur pozitivisht kërkesave të kuvendit. Është një proces si hallkë e ndërmjetme e procesit të teksteve shkollore. Pasi përzgjidhen tekstet shkollore vlerësohet tekstet atëherë departamenti i caktuar bënë kërkesën dhe hapet tenderi. Detyra jonë është me kërku me ulë çmimin me aq sa mundet. Kemi pasur takime me shtëpitë botuese për të ulur sa më shumë çmimin. Çmimi ka qenë 4 milionë e 300 mijë kurse oferta në shtëpitë botuese ka qenë rreth 5 milionë. Jemi munduar me i ulë ofertat dhe kemi ulur diku mbi 1 milion ofertën totale të shtëpive botuese. Prej 5 milionë e 800 mijë kemi përfunduar në 4 milionë e 800 mijë euro. Shtëpitë botuese nuk kanë dashur me zbrit fare çmimin. Tekstet e abetares, gjuhës boshnjake, turke, tekstet e diasporës kanë rritur më shumë çmimet e teksteve”, tha Januzaj.
Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj ka pyetur Januzajn se sa kanë ulur saktë çmimin secila shtëpi botuese.