Një femër është arrestuar dje në Malishevë për dhunë në familje.
Sipas Policisë, ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimën femër. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.