Prindon Sadriu, bashkëshorti i Osmanit, ka thënë se presidentja ka pasur komunikim intensiv me aleatë në prag të samitit të NATO’s.
Ai ka thënë se brenda më pak se 3 javësh janë zhvilluar këto aktivitete:
– Letër Presidentit Biden
– Takim me Zëvendës Presidenten, Kamala Harris
– Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken
– Takim me Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan
– Takim me Drejtorin e Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Ambasador Mike Carpenter
– Takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien.
Sadriu ka thënë se presidentja Osmani “po forcon marrëdhëniet strategjike mes Kosovës dhe ShBA-së në përputhje me vullnetin qytetar, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme për të ardhmen e Kosovës”.