Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani takohet me kryeministrin bullgar, flasin për aspiratat e anëtarësimit të Kosovës...

Osmani takohet me kryeministrin bullgar, flasin për aspiratat e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, gjatë vizitës së saj në ShBA.

Osmani tha se takimi , në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin mes Kosovës dhe Bullgarisë por edhe angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

“Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, e para e vendit ka udhëtuar për në Washington D.C., me ftesë të sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments