Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPaguhen nga 275 euro, punëtorët teknikë të kuvendit paralajmërojnë grevë nga nesër,

Paguhen nga 275 euro, punëtorët teknikë të kuvendit paralajmërojnë grevë nga nesër,

Punëtorët teknikë në Kuvendin e Kosovës, kanë paralajmëruar veprime sindikale në rast se nuk merret parasysh kërkesa e tyre për rritje të pagave.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Në shkresën që Azemi ua ka drejtuar grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, thuhet se punëtorët teknikë marrin pagë prej 275 eurosh.

“Ne punëtorët teknikë në Parlamentin e Kosovës që juve ju krijojmë kushte për punë të përditshme, ose ankohuni në punën tonë, ose na mbështetni në kërkesën për rritje të pagave tona sepse nga java e ardhshme ne nuk do të ju ofrojmë shërbimet tona me pagat që i marrim nga 275 euro”.

“Nga e marta fillojmë me veprimet tona sindikale konform ligjit mbi grevat, andaj nëse doni reagoni është edhe në interesin e juaj”, thuhet në shkresën drejtuar grupeve parlamentare.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments