Spanja ka shënuar fitore të madhe ndaj Gjermanisë dhe ka gjetur rrugën për në gjysmëfinale të “EURO 2024”.
Kombëtarja spanjolle mori fitoren prej 2-1 ndaj Gjermanisë pas 120 minutave lojë.
Pas një pjese të parë të qetë, Spanja gjeti epërsinë me anë të Dani Olmos në minutën e 51-të.
Golit të Olmos iu kundërpërgjigj Ëirtz në minutën e 89-të të ndeshjes.
Mirëpo, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt penaltive, në skenë doli Mikel Merino në minutën e 119-të për epilogun e takimit.
Në gjysmëfinale, kombëtarja spanjolle do të përballet me fituesin e ndeshjes Portugali – Francë./