Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeNga nesër bllokohet një rrugë e Malishevës, kjo është arsyeja

Nga nesër bllokohet një rrugë e Malishevës, kjo është arsyeja

Komuna e Malishevës ka njoftuar se do të bllokojë për qarkullim rrugën nga Stacioni i policisë e deri te kyçja me rrugën pranë Gjykatës së qytetit.

Kjo për arsye se në këtë rrugë do të fillojë procesi i asfaltimit.

Bllokimi i rrugës do të bëhet nesër, nga ora 06:00, e deri në përfundim të procesit të asfaltimit të saj.

Ky është njoftimi i plotë i komunës:

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, dhe jo vetëm, se nesër, e Shtunë, datë 6 korrik 2024, për arsye të fillimit të procesit të asfaltimit, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve rruga nga Stacioni i Policisë, që vazhdon përreth zonës së varrezave të qytetit deri te kyçja me rrugën afër Gjykatës në Malishevë.

Kjo rrugë do të jetë e bllokuar (të shtunën, datë 06.07.2024) nga ora 06:00 deri në përfundimin e tërësishëm të procesit të asfaltimit të kësaj rruge, gjatë ditës së nesërme.

Komuna e Malishevës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve për vështirësitë që do të krijohen në qarkullim për shkak të mbylljes së domosdoshme të kësaj rruge në këtë fazë të punimeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments