Saturday, October 5, 2024
HomeBota‘Gati fjeta në skenë’ – Bideni i fajëson udhëtimet jashtë vendit për...

‘Gati fjeta në skenë’ – Bideni i fajëson udhëtimet jashtë vendit për paraqitjen e dobët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ua ka lënë fajin udhëtimeve jashtë vendit me aeroplan për performancën e dobët në debatin e parë presidencial përballë rivalit Donald Trump.

Ai iu tha gazetarëve se nuk ishte “gjë shumë e mençur” që “udhëtoi përreth botës disa herë” para debatit.

“Nuk e dëgjova stafin tim… dhe pastaj gati rashë në gjumë në skenë” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton televizioni BBC.

Sidoqoftë, presidenti 81-vjeçar për herë të fundit ishte kthyer nga një udhëtim më 15 qershor, gati dy javë para debatit të 27 qershorit.

Komentet e tij vijnë në kohën e panikut të brendshëm në Partinë Demokratike para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, duke e vënë në pikëpyetje gjendjen mendore të politikanit veteran, pasi një kongresist nga Teksasi u bë ligjvënësi i parë i Partisë Demokratike që bëri thirrje që Bideni të tërhiqej nga gara pas debatit me Trumpin.

“Unë kam shpresë se ai do ta marrë vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për t’u tërhequr” – tha kongresisti Lloyd Doggett në një deklaratë.

Bideni dukej se kishte vështirësi për të dhënë disa përgjigje gjatë debatit me republikanin Trump të enjten.

“Nuk është justifikim por shpjegim” – tha ai në një tubim privat për grumbullimin e fondeve për fushatë në Virginia të martën në mbrëmje, duke iu referuar udhëtimeve të tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments