Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaLDK dorëzon kërkesën për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit në oborrin...

LDK dorëzon kërkesën për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit në oborrin e Kuvendit

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dorëzuar dje zyrtarisht kërkesën Kryesisë së Kuvendit, për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Avdullah Hoti, i cili e ka publikuar kërkesën në llogarinë e tij në Facebook.

7-vjeçari u vra me 11 shtator 1998, nga shpërthimi i granatave të forcave serbe në oborrin e shtëpisë së familjes Ahmeti në Rrezallë të Skenderajt, dhe copat e granatës ranë mbi fëmijët e nënës Shukrie Ahmeti, gruas së Malush Ahmetit, dëshmorit të Kosovës.

Hoti ka thënë se vendosja e shtatores së njejtë, në oborrin e Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si një mënyrë e denjë për të memorializuar të kaluarën e rëndë të Kosovës dhe për të përkujtuar sakrificën e rreth 1 mijë fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit.

“Pas, marrjes së pëlqimit të familjes Ahmeti, ne këkojmë nga autorietet e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të realizuar këtë kërkesë dhe për të kujtuar përgjithmonë historinë e rëndë të kombit tonë. Gjithashtu, dëshirojmë të informojmë publikun se do të angazhohemi që e njëjta shtatore të vendoset edhe në kryeqendrat e vendeve të rëndësishme perëndimore”, ka shkruar Hoti.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments