Saturday, September 21, 2024
HomeLajmeKosovaVdes një person në Rahovec, u godit nga një traktor

Vdes një person në Rahovec, u godit nga një traktor

Një person ka ndërruar jetë në Spitalin Gjakovës, pasi është goditur me traktor nga një person tjetër.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në Rahovec të mërkurën.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments