Friday, September 20, 2024
HomeLajmeHovenier me video për Ditën e Çlirimit: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës...

Hovenier me video për Ditën e Çlirimit: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës është po aq i fortë si gjithmonë

Hovenier me video për Ditën e Çlirimit: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës është po aq i fortë si gjithmone

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një videoje ka uruar për Ditën e Çlirimit, duke u zotuar se vendi i tij do të jetë përkrah Kosovës gjithmonë.

Ai përmendi rolin e SHBA-së 25 vjet më parë për dhënien fund të spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit, ndërsa citoi edhe Presidenti

“25 vjet më parë, forcat e NATO-s mbërritën në Kosovë. Lidershipi i SHBA-së luajti rol jetik për të mundësuar këtë meqenëse ne, së bashku me aleatët tanë, i dhamë fund njëherë e përgjithmonë fushatës së tmerrshme të spastrimit etnik që regjimi i Millosheviqit e kreu këtu në Kosovë. Presidenti Clinton pat thënë atëherë, citoj: Gjatë katër muajve të fundit kemi parë disa nga aktet më çnjerëzore të jetës sonë. Por, gjithashtu kemi parë trimërinë e trupave tanë, vendosmërinë e demokracisë sonë, mirësinë e popullit tonë dhe guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës. Falë të gjitha këtyre veçorive, tani kemi një moment shprese dhe duhet ta përfundojmë punën dhe të ndërtojmë paqen. Fundi i citatit”.

Hovenier tha se porosia e presidentit Clinton është po aq e rëndësishme sot sa ishte 25 vjet më parë.

“Tani, 25 vjet më vonë, jemi krenarë për gjithçka që keni arritur. Ju e keni ndërtuar shtetin tuaj sovran, demokratik dhe shumetnik nga themeli. Ajo që keni arritur është e jashtëzakonshme Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partneri juaj ndërsa shënoni këtë moment historik të rëndësishëm. Dëshiroj të theksoj se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë dhe i qëndrueshëm si gjithmonë. Ne qëndrojmë me popullin e Kosovës kundër autoritarizmit ; kundër çdo përpjekje për të shtypur brutalisht dhe për të ndarë shoqërinë në vija etnike ose fetare; kundër shkatërrimit me dhunë të jetës dhe jetesës së njerëzve kundër vullnetit të tyre”.

“Dhe ne qëndrojmë me krenari dhe plotësisht përkrah popullit të Kosovës. Kemi qenë me ju që prej fillimit. Jemi me ju tani. Dhe mirëpresim të qëndrojmë përkrah jush në vitet që vijnë. Urime!”. /Express/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments