Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaLladrovci: Më ka mërzitur mostakimi i Kurtit me Ramën, kjo ngjarje mos...

Lladrovci: Më ka mërzitur mostakimi i Kurtit me Ramën, kjo ngjarje mos u përsëritë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar të hënën për vizitë në Prishtinë, ku ishte i ftuar nga LDK në konferencën me titull: “Rugova dhe Perëndimi”. Përveç kësaj, Rama mbajti takim edhe me presidenten Vjosa Osmani e kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, por një takim të tillë nuk e realizoi me homologun e tij, Albin Kurtin.

Për mos pritjen e kryeministrit shqiptar nga ai kosovar ka folur edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai tha se Rama ka ardhur të takoj ata me të cilët ka nevojë të përmirësoj raportet.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet”.

Për mos mbajtën e takimit Kurti-Rama është mërzitur ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci deklaroi për “Front Online” se një ngjarje si e hënës nuk duhet të përsëritët më.

Ai thotë se dy shtetet kanë udhëheqës me rrugë të ndryshme për arritjen e qëllimeve.

“Shqipëria dhe Kosova kanë udhëheqës me mendësi të dallueshme edhe me rrugë të ndryshme për arritjen e qëllimeve. Uniteti i të ndryshmeve, është detyrim i secilit burrështetas që bukës i thotë bukë e ujit, ujë. Kjo që ka ngjarë dje, mos u përsërittë. Jo vetëm kjo që më ka mërzitë, por edhe mungesa e flamujve të bollshëm amerikanë”.

Për ish-ambasadorin Lladrovci politikat mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në nivel të ulët.

Ai pret “ditë me diell” për politikat e dy shteteve.

“Politikat zyrtare kanë mandate të qeverive, ato kanë lakore të ndryshme, edhe pse janë nën zero, pavarësisht gjetjen e fajtorit, ka rëndësi vullneti i qytetarëve lidhur me përbashkësinë, ku lakorja nuk njeh rënie vetëm ngritje. Jam optimist se politika e dy shteteve më poshtë nuk ka se si të bie nën këtë nivel dhe pres ditë me plotë diell”.

Në korrik të 2023-tes, Rama pati deklaruar se ka insistuar të takohej me Kurtin përpara mbledhjes së planifikuar të qeverive, “për t’ia përcjellë disa shqetësime”, por kjo nuk ka ndodhur. E, sipas Kurtit, mbledhja e dy qeverive u anulua pa arsye. Nga ajo periudhë, dy kryeministrat i kanë shmangur takimet me njëri-tjetrin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments