Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca – Blairit në seancën solemne: Ky parlament është i juaji, urdhëroni

Konjufca – Blairit në seancën solemne: Ky parlament është i juaji, urdhëroni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur nderimin dhe falënderimin e popullit të Kosovës për kontributin e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, në çlirimin e vendit.

Në një seancë solemne para fjalimit të Blairit, Konjufca ka theksuar rëndësinë e rolin që Blair dhe aleatët e tij, si ish-presidenti Bill Clinton dhe forcat e NATO-s, kanë luajtur në ndalimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe sigurimin e lirisë për popullin e Kosovës.

Ai teksa e ka quajtur Blairin si mikun më të madh të Kosovës, ka shprehur mirënjohjen e përhershme të popullit kosovar për angazhimin dhe kontributin e tij.

“Ne jemi të gjitha të nderuar, ta kemi të pranishëm mikun e madh të Kosovës, njeriun i cili në çdo pozitë në të cilën ishte, e sidomos për 10 vite sa ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dh a një kontribut të jashtëzakonshëm në ditë tona më të vështira si popull. Falë kontributit të tij, presidentit Bill Klinton, e të përfaqësuesve të NATO-s, gjeneralit Clark, e shumë figurave të rëndësishëm që përfaqësonin shtete e botës demokratike gjatë viteve 1998/99 ata falë vendosmërisë së tyre, dhe luftës së UÇK-së e ndalën gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, ka deklaruar Konjufca.

Konjufca, duke e thirrur Blairin për të mbajtur fjalimin, i ka thënë se foltorja dhe parlamenti i Kosovës janë të tijat pasi ai është gjithmonë i mirëpritur.

“Ata aktivizuan aleancën më të madhe demokratike të botës NATO-n që të ndërhynte drejtpërdrejtë për ta ndalur gjenocidin dhe kjo e mundësoi lirinë e popullit tonë, dhe për këtë ne si popull si shoqëri do të jemi përjetësisht falënderues, ju faleminderit zoti Blair. Jeni gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë dhe duhet të ndiheni dhe nuk kam kurrfarë dyshimi që ndiheni por sikur në shtëpinë tuaj. Prandaj edhe kjo foltore edhe ky parlament është i juaji, urdhëroni”, ka deklaruar tutje kryeparlamentari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments