Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeSulmi në rrugë ndaj kryeministres daneze, çka dihet deri tash

Sulmi në rrugë ndaj kryeministres daneze, çka dihet deri tash

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen u godit të premten nga një burrë në një shesh të Kopenhagenit, tha zyra e saj, ndërsa drejtuesit e BE-së e dënuan me shpejtësi sulmin.

Zyra e kryeministres daneze tha në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP se zonja Frederiksen ishte “e tronditur nga incidenti”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Kryeministrja Mette Frederiksen u godit nga një burrë të premten në mbrëmje në Kultorvet në Kopenhagen. Burri u arrestua më pas”, thuhet në deklaratë.

Policia e Kopenhagenit konfirmoi se kishte ndodhur një incident me kryeministren, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Kemi një person të arrestuar për këtë çështje, të cilin tani po e hetojmë. Për momentin nuk kemi komente apo vërejtje të mëtejshme për çështjen”, tha policia në një deklaratë në rrjetin X.

“Më duhet të them se kjo na trondit të gjithëve që jemi pranë saj”, tha ministri danez i Mjedisit, Magnus Heunicke në një postim në mediat sociale.

“Diçka e tillë nuk duhet të ndodhë në vendin tonë të bukur, të sigurt dhe të lirë”, tha ai.

Incidenti vjen pas një seri sulmesh ndaj politikanëve nga i gjithë spektri politik gjatë orëve të punës, ose në fushatën elektorale përpara zgjedhjeve të kësaj jave në Bashkimin Evropian.

Më 15 maj, kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua katër herë nga një distancë e afërt teksa përshëndeste mbështetësit pas një takimi të qeverisë në qytetin qendror Handlova.

Drejtuesi i BE-së, Charles Michel dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola kritikuan të premten sulmin ndaj zonjës Frederiksen.

Metsola i kërkoi drejtueses së qeverisë daneze të “mbahet e fortë”, ndërsa shtoi në një postim për rrjetin X se “dhuna nuk ka vend në politikë”.

Michel nga ana e tij tha se ishte “i indinjuar nga sulmi”.

“Unë e dënoj fuqishëm këtë akt frikacak agresioni”, tha presidenti i Këshillit Evropian në një postim të veçantë në rrjetin X./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments