Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera janë goxha të shpeshta, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë siç raportoi Gazeta Sinjali pak më parë ka ndodh edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Gërdoc, ku katër të burgosur e kanë rrahur një të burgosur tjetër.Viktima siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali se është Urim Hyseni nga Peja, i dënuar për vrasjen e nënës së tij.
Për pasojë Hyseni ka marrë lëndime të lehta trupore, ashtu siç edhe është cilësuar vepra kundër katër të dyshuarve.
Rasti është duke u hetuar nga Policia.