Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKurti darkon me Orhan Pamuk: Në fillim nuk besova që po më...

Kurti darkon me Orhan Pamuk: Në fillim nuk besova që po më fton – aq shumë i interesuar për Kosovën e shqiptarët

Kryeministri Albin Kurti është takuar me shkrimtarin e njohur turk, Orhan Pamuk, me të cilin ka darkuar në një restaurant në lagjen Beyoglu të Stambollit.

Në fillim, Kurti ka thënë se nuk besonte se shkrimtari i njohur, fitues i çmimit Nobel për Letërsi, e kishte ftuar për darkë.

Kurti ka thënë se Pamuk ishte aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët e Ballkanin, raporton Express.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, ka shkruar Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments