Mbi dy mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale.
Kurse, pranë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, këtë vit aplikuar 81 persona.
Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit, Leonora Selmani, në Komisionin për të Drejtat Njeriut, ka theksuar se këtë vit ka më shumë raste të cilat janë trajtuar nga gjykata.
“Është gati i njëjtë trendi i aplikimeve. Është mirë që është zgjatur afati për dy vjet sepse po vazhdojnë aplikimet. I kemi 2083 raste, të aprovuar 1650, 316 të refuzuara. 40 raste janë në pritje, 50 janë të patrajtuara”, ka deklaruar Selmani.
Rreth 20 mijë gra e burra nga Kosova janë dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan KP.
Në korrik të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënimin e parë për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ish-rezervisti i policisë serbe, Zoran Vukotiq, është dënuar me dhjetë vjet burgim.