Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj katër të dyshuarve Bujar Basha, Besart Istrefi, Leutrim Cakolli dhe Trim Baraku për grabitjen e argjendarisë në Suharekë.
Kjo është konfirmuar në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi” nga kjo Gjykatë, ku thuhet se masa e paraburgimit të dyshuarve iu vazhdua pas propozimit të Prokurorisë Themelore në Prizren.
“…Gjyqtarja e procedurës paraprake Teuta Krusha, ndaj të pandehurve Bujar Basha, Besart Istrefi, dhe Leutrim Cakolli, të dyshuar për veprën penale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitja nga neni 317 par. 4 dhe të pandehurit Trim Baraku, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, duke vendosur sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Prizren …iu është vazhduar MASA E PARABRUGIMIT, edhe për 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigje.
Aty thuhet se kjo masë të dyshuarve mund t’iu zgjasë deri më 30 qershor 2023.
Ditën kur ndodhi grabitja, u bë e ditur se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.
Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditen e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë.