Friday, November 15, 2024
HomeLajmeKosovaZyra e presidentes e dyfishon numrin e të punësuarve me ushtrues detyre,...

Zyra e presidentes e dyfishon numrin e të punësuarve me ushtrues detyre, i tejkalon afatet ligjore

Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA) në auditimin e  pasqyrave financiare vjetore, ka gjetur se zyra e presidentes së Kosovës, ka bërë tejkalimin e afateve ligjore me punësimet me ushtrues detyre.

Sipas raportit për vitit 2023 është dyfishuar numri i të punësuarve si ushtrues detyre.

“Në gjashtëmbëdhjetë raste, kemi vërejtur se pozitat e rregullta të punës mbaheshin me ushtrues detyre më gjatë se afati i paraparë ligjor prej dymbëdhjetë muaj. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i pozitave me UD është dyfishuar”, thuhet në raport, raporton Indeksonline.

Kjo situatë sipas ZKA-së ishte ndikuar nga fakti se zyra e presidentes është në proces të hartimit të legjislacionit sekondar përfshirë këtu Udhëzimin administrativ për rekrutime, për procesin e sistematizimit e klasifikimit si dhe faktin e ndryshimit të Ligjit për zyrtarët publikë dhe nevojës për përshtatje të sistemit të SIMBNJ-së për institucionet e pavarura.

ZKA-ja ka konstatuar se mbajtja e pozitave me UD për një kohë më të gjatë se afati i paraparë ligjor rrezikon që pozitat e ndryshme të mbahen nga persona që nuk i përmbushin kriteret e kërkuara-përcaktuara për pozitat adekuate./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments