Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKundër ligjit, Dodik dhe zyrtarë tjerë nga Republika Srpska kanë votuan në...

Kundër ligjit, Dodik dhe zyrtarë tjerë nga Republika Srpska kanë votuan në zgjedhjet e Serbisë

Zyrtarët nga BeH sërish kanë votuar në zgjedhjet lokale në Serbi, gjë që nuk u takon me ligj, transmeton Nova.rs.

Lista e atyre që votuan përfshinte Presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik, Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska Nenad Stevandiq dhe kreun e Drvara Dushica Runiq…

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, Nenad Stevandiq, ka publikuar një fotografi familjare kur ka mbërritur në qendrën e votimit në Beograd.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i NSRS në llogarinë e tij në rrjetin X.

“Herët. Kafe në mëngjes, pastaj votim…”, ka shkruar ndër të tjera Stevandiq.

Në zgjedhjet në Beograd ka votuar edhe Dushica Runiq, kryetare e Drvarës.

“Mbështetje për fitoren bindëse të Beogradit nesër!”, ka shkruar ajo nën foton në Instagram.

Më parë në zgjedhjet e Beogradit ka votuar edhe presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik.

Fjala vjen, ata nuk kanë vendbanim në Beograd, kështu që nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments