Thursday, November 21, 2024
HomeTjeraKulturaKandidati për kryetar të Bujanocit kritikon Kurtin, ndërhyri në fushatë, kontribuoi në...

Kandidati për kryetar të Bujanocit kritikon Kurtin, ndërhyri në fushatë, kontribuoi në përçarje të Luginës

Arbër Pajaziti, kandidat për kryetar të Bujanocit nga koalicioni Fronti për Ndryshim, ka thënë sot nuk është ftuar nga Albin Kurti në takimin që ky i fundit kishte me disa kandidatë për kryetar komunash në Luginë.

Pajaziti, në Frontal të T7, ka thënë se nuk ishte befasi veprimi Kurtit.

“Unë shkoj vetëm ku me thërrasin. Ky ka qenë një tubim i thirrur nga PVD-ja me mbështetjen e Kurtit. Ka qenë e pritshëm nga ana jonë veprimi i tij, sepse Kurti ka vepruar kështu edhe në zgjedhjet paraprake. Kjo është ndërhyrje në fushatë”, ka thënë Pajaziti

Por ky veprim i Kurtit, sipas Pajazitit, vetëm nuk ka ndikim dhe e dëmton subjektin që ai e mbështet.

“Jo aspak, sepse ne e dimë se herën e kaluar në zgjedhjen parlamentare e mbështeti vetëm një kandidat dhe më herët ne kemi pasur tre deputet. Kjo ndërhyje mund t’ia plotësojë egon dikujt apo mund t’i kënaq këta që kanë qenë në sallë, por nuk ka asnjë ndikim”, ka thënë Pajaziti.

Kandidati për kryetar të Bujanocit nuk beson se Kurti ka për qëllim të përçaj luginën, por kjo sipas tij megjithatë ka ndodhur.

“Nuk e kemi luksin qe te jemi të anshëm në një mënyrë apo tjetrën. Po nuk besoj, dhe nuk dua të besoj që qëllimi i Kurtit është përçarja. Nuk është se Kurti nuk ka punuar për Luginën, duke ndarë fonde duke e futur në linjë buxhetore Luginën, mirëpo gjendja faktike në terren kjo tregon se kjo ka kontribuar në përçarje”, ka thënë Pajaziti.

Ndryshe një natë më herët, Kurti ka marr pjesë në një takim të ftuar nga Partia Për Veprim Demokatik, dhe u ka dhënë mbështetje kandidatëve që kryesisht janë këshilltarë të tij dhe të Besnik Bislimit në Qeverinë e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments