Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, komentoi situatën aktuale politike atje duke iu referuar Rezolutës së miratuar së fundmi në OKB për Srebrenicën dhe njoftimit të kreut të Republika Srpska-s, Milorad Dodik për një “ndarje paqësore”, raporton Klix.ba.
Gjatë një paraqitjeje televizive, atij iu kërkua të komentojë se çfarë festoi ai me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq pas miratimit të rezolutës.
“Mohimi i gjenocidit nuk është qëndrim politik, është vetëm një barrë, një barrë politike që do t’u sugjeroja atyre që ta kalojmë atë fazë ftohjeje dhe pastaj ta dimë se do të ketë mjaft retorikë, se do të ketë mjaft takime, bisedime deri në 8 qershor, por më pas le të mendojmë, jo vetëm për të kaluarën dhe jo për të ardhmen, se si mund të afrohemi me njëri-tjetrin, dhe këtu më duhet të nënvizoj se ndarja, domethënë ajo që përmendet këtu, ka të bëjë me ligjet që ekzistojnë në këtë vend dhe ligjin ndërkombëtar”, tha ai.
Lidhur me deklaratat e Dodikut për një ndarje paqësore, ai thotë se nuk premtojnë asgjë dhe nuk çojnë askund.“Ish-presidenti slloven tha se ndoshta mund të ketë një ndarje në rajon, por nuk mund të jetë paqësore. Unë do të thoja se askush nuk mund ta kundërshtojë një ide të tillë, se mund të ulet dhe të vendosë. Serbia së bashku me Kroacinë janë garantuese të integritetit të Bosnjë e Hercegovinës, dhe deri më tani nuk kam pasur asnjë tregues se gjërat kanë ndryshuar në atë kuptim me ato dy vende për ta futur ndonjë kompetencë të një entiteti… Prandaj, mesazhi është shumë i qartë për Millorad Dodik, nuk e di saktësisht se për çfarë po ankoheni, por ne duhet të jemi shumë të qartë dhe t’i themi gjërat me fjalë të thjeshta. Nuk ka ndarje, unë duhet ta mbroj Marrëveshjen e Dejtonit, Dejtoni flet për integritetin territorial dhe unë dhe të gjithë nga bashkësia ndërkombëtare e konsiderojmë këtë çështje shumë serioze, si unë, si populli”, tha Schmidt.