Thursday, September 19, 2024
HomeTop LajmetSot vazhdon vaksinimi në Kosovë, ky është orari i përcaktuar nga MSH

Sot vazhdon vaksinimi në Kosovë, ky është orari i përcaktuar nga MSH

avët e fundit kanë shënuar rënie rastet ditore me COVID-19, ndërsa në të gjithë vendin aktualisht numëron saktësisht 5749 raste aktive me këtë sëmundje.

Numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.787 raste.

Ndërsa pas një ditë pushimi për shkak të Fiter Bajramit, sot rifillon vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeç në të gjithë vendin.

Për rajonin e Prishtinës, vaksinimi vijon në sallën “1 Tetori” ndërsa në komunat e tjera nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Institucionet sërish kanë ftuar qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID në ditët e festave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments