Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKomisioni konstaton se përmbaruesi s’ka bërë shkelje, Kërçagu: Raporti ka vënë në...

Komisioni konstaton se përmbaruesi s’ka bërë shkelje, Kërçagu: Raporti ka vënë në lajthim ministren Haxhiu

Përmbaruesi privat, Irfan Kërçagu, i cili ishte suspenduar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që më pas rezultoi se nuk ishte përgjegjës për shkeljet disiplinore për çka pasoi ky vendim, ka njoftuar se është refuzuar raporti përfundimtar të Divizionit për Noteri dhe Përmbarim Privat, raporton Gazeta Sinjali.

Në një njoftim në Facebook, Kërçagu ka bërë të ditur se me të raport është vënë në lajthitje edhe ministrja Haxhiu e cila e mori vendimin ndaj tij.

Në vendimin e marrë nga Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat në kuadër të Departamentit për Profesione të Lira, më 15 maj, thuhet se përmbaruesi privat me asnjë nga veprimet e tij përmbarimore, deri në marrjen e vendimit, nuk ka bërë asnjë shkelje disiplinore.

“Komisionit Disiplinor për Përmbarues Privat, duke refuzuar si TË PABAZUAR raportin përfundimtar të Divizionit për Noteri dhe Përmbarim Privat.

Me këtë raport, Divizioni ka sjellë në lajthim edhe Ministren e Drejtësisë e cila nxori vendim për pezullimin e punës time me datë 19.03.2024 deri në nxjerrjen e vendimit nga ana e komisionit disiplinor.

Faleminderit të gjithë atyre që besuan në ndershmërinë, pastërtinë dhe profesionalizmin tim, të konfirmuar tashmë nga ana e Komisionit Disiplinor i përbërë nga gjykatës të respektuar!” – ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments