Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Gitanas Nauseda-n për rizgjedhjen e tij në krye të presidencës lituaneze.
Sipas një postimi në platformën X, Osmani ka thënë se mezi pret që bashkë me presidentin e Lutianisë të vazhdojn partneritetin dhe bashkëpunimin për avancimin e Kosovës drejt rrugës euroaltantike.
“Mezi presim të vazhdojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë dhe të punojmë së bashku për të avancuar rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Osmani.