Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani shënon ‘Ditën e Presidentit’ para shtatores së Ibrahim Rugovës

Osmani shënon ‘Ditën e Presidentit’ para shtatores së Ibrahim Rugovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shënuar “Ditën e Presidentit”, duke publikuar një fotografi para shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka shkruar se kjo ditë kujton vizionin shtetformues të presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme që ai i ndërtoi.

“Sot është 24 Maji – Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë, që na kujton vizionin shtetformues të Presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi. Le të jetë ky vizion i yni i vazhdueshëm, pavarësisht sfidave që na dalin përgjatë kësaj rruge”, thuhet në postimin e Osmanit në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments