Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovës, ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës në katër komunat veriore, mund të ndikojë në përshkallëzim të situatës.
Në një reagim të kësaj ambasade i bëhet thirrje institucioneve të Kosovës të koordinohet për veprimet me partnerët ndërkombëtarë, duke thekësaur angazhim në dialogun e lehtësaur nga Bashkimi Evropian për të zgjidhur çështje të tilla.
“Jemi të shqetësuar me veprimet e djeshme të policisë në veri të Kosovës rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet dhe të vështirësojnë zgjidhjen afatgjatë të çështjes së monedhës në Kosovë. Ne inkurajojmë autoritetet kosovare që të koordinojnë veprimet me partnerët ndërkombëtarë dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështje të tilla”, thuhet në reagim, raporton teve1.info
Në aksionin e së hënës Policia dhe ATK kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” në veri të vendit dhe me urdhër të prokurorit u konfiskuan 1.6 milionë euro e mbi 74 milionë dinarë.
Reagim për këtë aksion ka pasur edhe nga Departamneti Amerikan i Shtetit, të cilët shprehen zhgënjimin për mbylljen nga policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”.
Ministri i Finacave, Hekuran Murati i pyetur për reagimin e DASh, ka thënë se veprimi ka të bëjë me ligjshmërinë.