Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që ta shpërbëjë Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës (NKEC).
NKEC-i ishte themeluar për të menaxhuar kontratën e ndërtimit të termocentralit “Kosova e re” nga “Contour Global”, por ky projekt është anuluar që nga marsi i 2020.
Ndërmarrja përbëhej nga shtatë anëtarë dhe ishte pa funksion prej disa vjetësh.