Friday, November 1, 2024
HomeBotaU plagos rëndë gjatë një sulmi me armë zjarri, kryeministri sllovak ndodhet...

U plagos rëndë gjatë një sulmi me armë zjarri, kryeministri sllovak ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Kryeministri sllovak, Robert Fico ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këtë lajm e dha zëvendëskryeministri, Tomas Tarana, ku për BBC u shpreh se operacioni i tij kishte shkuar mirë dhe se do mbijetojë.

Më herët ministri i Mbrojtjes tha se Fico “po luftonte për jetën e tij” pasi u plagos rëndë në një sulm në qytetin e vogël Handlova.

Një i dyshuar është ndaluar në vendin e të shtënave. Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht.

Pas të shtënave, Fico u dërgua me urgjencë në spital dhe kaloi disa orë në operacion “duke luftuar për jetën e tij”, sipas ministrit të Mbrojtjes Robert Kalinak, i cili foli në një konferencë shtypi nga jashtë spitalit ku Fico po trajtohej të mërkurën.

Zëvendëskryeministri Taraba tregoi se kryeministri u qëllua “nga shumë afër” dhe se “një plumb kaloi në stomak dhe i dyti goditi kyçin”.

Policia ende nuk e ka identifikuar të dyshuarin. Raportet e pakonfirmuara të mediave lokale thonë se ai ishte një shkrimtar dhe aktivist politik 71-vjeçar.

Në një video që po qarkullon gjerësisht në mediat sllovake thuhet se shfaqet i dyshuari.

Në pamje, burri thotë se nuk pajtohet me politikën e qeverisë dhe qëndrimin e saj ndaj medias shtetërore.

Të shtënat ndodhën në ditën kur parlamenti filloi të diskutonte propozimin e qeverisë për të shfuqizuar transmetuesin publik të Sllovakisë RTVS.

Mijëra sllovakë kanë protestuar kundër reformës së propozuar të transmetuesit publik javët e fundit. Megjithatë, një demonstratë e planifikuar e udhëhequr nga opozita u anulua të mërkurën pasi u shfaq lajmi për të shtënat. /Top Channel/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments