Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaS’ka mjekë, mbyllen 5 ambulanca të mjekësisë familjare në Prishtinë

S’ka mjekë, mbyllen 5 ambulanca të mjekësisë familjare në Prishtinë

Fejzullah e Zyle Lahi deri para një muaji ishin vizitorë të shpeshtë të ambulancës në fshatin Sharban të Prishtinës, ani pse aty nuk kishte mjek, infermierja ishte aty deri në ditën kur u pensionua.

Pas kësaj dite Fejzullahu e Zyla sikur se edhe shumë të moshuar të tjerë që kanë treguar se vuajnë nga probleme të shumta shëndetësore, detyrohen që brenda një dite të shkojnë disa herë te mjeku në Prishtinë. E për t’i çuar deri atje, vazhdimisht duhet ta obligojnë ndonjë familjar.

Vështirë të përballueshme këtë situatë thotë se e ka edhe 80-vjeçarja.

Numri i vogël i stafit shëndetësor, sipas drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, i ka detyruar ta mbyllin ambulancën në Sharban.

 

 

E arsye të dytë i konsideron edhe vizitat e pakta. Por me t’u ardhur mundësia më e vogël për shtimin e numrit të mjekëve, ai thotë se do ta dërgojnë atje. Megjithatë, kjo sipas tij nuk është e sigurt, shkruan klankosova.

Doktor Gashi ka bërë të ditur se ambulanca e Sharbanit është e pesta që është mbyllur, ndërsa katër të tjerat gjatë janë mbyllur pandemisë Covid-19.

Por ndalja e funksionimit të ambulancës nuk është i vetmi problem i fshatit Sharban, i cili gjendet në zemër të kryeqytetit.

Për të gjitha këto ankesa banorët thonë se nuk po interesohet askush.​ Sipas tyre, të vetmen herë kur komunarët vijnë këtu është gjatë zgjedhjeve. Sipas banorëve, për shkak të kushteve jo të mira këtu, po detyrohen ta braktisin fshatin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments