Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaScholz i kërkon Vuçiqit zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Scholz i kërkon Vuçiqit zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq angazhim për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media pas bisedës telefonike që kanë zhvilluar gjatë ditës Scholz dhe Vuçiq.

“Kancelari theksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të. Ai gjithashtu sqaroi angazhimet e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info.

Vuçiq ka thënë se në takim është diskutuar për Asociacionin dhe situatën e serbëve në Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments