Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka biseduar në telefon me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, për situatën në Kosovë si dhe për vendin dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe rrugën evropiane të vendin tonë dhe bashkëpunimin shumë të suksesshëm ekonomik me Gjermaninë.
“Kancelarin Scholz e informova në detaje për situatën pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë, si dhe për shmangien e vazhdueshme të Prishtinës për të përmbushur detyrimet e saj të pranuara dhe të nënshkruara, veçanërisht në lidhje me formimin e ZSO-së”, tha Vuçiq në llogarinë e tij në instagram.Vuçiq ka shkruar se ka shkëmbyer mendime me kancelarin gjerman “për të gjitha çështjet delikate në kontekstin e ngjarjeve aktuale globale, dhe veçanërisht për vendin dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për rrugën evropiane të vendit tonë”.