Friday, October 18, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj: Rezistenca dhe trimëria e familjes Meha u kurorëzua me liri dhe...

Haradinaj: Rezistenca dhe trimëria e familjes Meha u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroizmin e familjes Meha me rastin e 43-vjetorit të rënies heroike të Tahir e Nebih Meha.

Haradinaj ka thënë se ata ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave.

“Në 43-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur. Lavdi të gjithë trimave të Kosovës!”, ka thënë Haradinaj.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments