Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku, mund të përsëritet. Kështu është shprehur deputeti dhe anëtari i Komisionit për Siguri i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Anton Quni.
Ai thekson se për shkak të situatës që gjenden këto dy shtete, gjithnjë ka rrezik që të ketë tensione ndëretnike dhe përshkallëzim.
Quni flet edhe për shërbimin e detyruar ushtarak, për të cilën thotë se nuk e shohin si zgjidhjen imediate dhe më të duhurën. Sipas tij kostoja e një qasje të tillë është shumë e lartë.
Sipas tij, pas rishikimit të strategjisë së sigurisë dhe përcjelljen e trendeve të vendeve perëndimore, është ardhur në përfundim se të rinjtë e Kosovës duhet të kenë disa shkathtësi elementare në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme.
Quni në intervistë thekson se nuk përjashtohet mundësia që rasti i Banjskës të përsëritet. Ai thotë se Serbia në bashkëpunim të drejtpërdrejt me Moskën, në forma e metoda të ndryshme, mund të përsëritin raste të ngjashme për të krijuar disavantazhe politike në tavolinën e bisedimeve.