Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKryeshefi i IPK-së sot raporton në Komisionin e Sigurisë

Kryeshefi i IPK-së sot raporton në Komisionin e Sigurisë

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, sot do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2023.

Ndryshe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) funksionon bazuar në Ligj i cili ka hyrë në fuqi më 1 Dhjetor 2010.

IPK-ja do të funksionoj në bazë të këtij ligji dhe akteve nënligjore që nxirren me qëllim të zbatimit të këtij ligji.

Agjencioni kombinon dy funksione primare në ndjekje të parimeve të përgjegjësisë dhe transparencës – shtyllat e policisë demokratike:

Parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi i veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj, përfshirë edhe hetimet mbi incidentet e profilit të lartë disiplinor si dhe hetimin disiplinor të zyrtarëve policor me gradën më të lartë të nivelit të lartë të menaxhimit dhe zyrtarëve të lartë të nivelit ekzekutiv.

Inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës (PK) për të siguruar llogaridhënie,efektivitet dhe efikasitet në zbatueshmërinë e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave standarde të operimit në fuqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments