Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBerisha: Integrimi i Kosovës në BE nuk mund të bëhet derisa vendi...

Berisha: Integrimi i Kosovës në BE nuk mund të bëhet derisa vendi është me rezolutë 1244

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se Kosova nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian përderisa është ende nën vlerën e rezolutës 1244 dhe pa u ratifikuar kufiri me Serbinë.

Ky proces, sipas Berishës nuk ndërlidhet më me plotësimin e kushteve dhe se një deklarim i tillë nga qeveria po bëhet për të mbuluar situatën aktuale në vend.

“Kosova i ka plotësuar kushtet me vite të tëra. Raportet për plotësimin e kushteve në Kosovë për integrimin ne Këshillin Evropian edhe pretendimet e kushtet për në Bashkimin Evropian, Kosova i ka raportuar në mënyrë të vazhdueshme nga të gjitha qeveritë e kaluara deri te kjo, mirëpo çështja e mos integrimit ose integrimit të Kosovës nuk ndërlidhet më me kushtet, ju lutem, na jemi në proces të dialogut me Serbinë, nuk kemi mbyllur ende procesin e shtetësisë në kuptimin e shkëputjes nga Serbia bazuar në dokumente ndërkombëtare rezolutën dhe pakon e kemi shpallur pavarësinë por i kemi mbi 300 kilometra kufijtë të pa definuar me Serbinë edhe pse ekziston ajo krahina në atë kohë por janë të pa ratifikuar. Prandaj të gjitha këto lojëra për integrime kërkesat për integrime, këto janë sa për të mbuluar situatën përndryshe të gjithë e dimë se Kosova dhe as Serbia do duhej, por Kosova nuk mund të integrohet derisa është me rezolutë 1244 dhe pjesën kufitare më të madhe e pandarë nga Serbia, pa ratifikuar kufiri, si do të pranohet?”, u shpreh Berisha.

Tutje, Berisha derisa përmendi raportet me ndërkombëtarët tha se çdo ditë prej kur ka ardhur qeveria aktuale në veçanti, zyra e UNMIK-ut është kthyer në kabinet të kryeministrit

“Ju lutem ne e kemi bërë një amendament 14 në Kushtetutë me të cilin e kalojmë e tejkalojmë rezolutën 1244, mirëpo çdo ditë prej kur ka ardhrur kjo qeveri në veçanti, Zyra  e UNMIK-ut është kthyer në kabinet kryeministrit dhe atje ka fuqi ndikimit i UNMIK-ut dhe atje raportoi kësaj radhe në këshillin e sigurimit edhe KFOR që është me mandat të asaj rezolute edhe EULEX-i prandaj për çfarë po flasim, për spekulime me qytetarët për mashtrim të qytetarëve”, ka thënë ai.

Berisha shtoi se me veprimet tek lëvizja e lirë, targat, pagesat e rrymës, Kosova i ka hapur dyert Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se ato që po fliten tashmë nga qeveria, janë reprizë e premtimeve të dështuara.

“Realiteti është krejt diçka tjetër, prandaj ne duhet ti lexojmë gjërat ashtu si janë se për ndryshe po e mashtruam vetën atëherë zhgënjehemi shumë kur dalin në shesh pengesat të cilat e ndalin Kosovën në këtë rrugëtim, Serbia e kishte tri kushte për integrime sepse ajo ka statusin e kandidatit që nga vitit 2012 e kishte njohjen e Kosovës, ndryshimin e kushtetutës, dhe infrastrukturës ligjore në të cilën e mban Kosovën si provincë jugore si krahinë të vetën dhe normalizimin e raporteve, me marrëveshjen e planit franko-gjerman këto dy kushtet e para u hoqën dhe normalizimi i raporteve është në interesin e Kosovës sa edhe të Serbisë, çështja e lëvizjes së lirë, targave ose pagesës së rrymës, pra Kosova vet i ka hap rrugën Serbisë drejt bashkimit evropian me marrëveshjen franko-gjermane dhe pranimin e kushteve që ajo të mos ketë më për 10 vite pengesa, e ki pikën 3 artikullin 35 në aneksin e Ohrit ku ri-konfirmohet detyrimi i BE-së edhe i joni ta shqyrtojmë pozicionin e  Serbisë për t’ia hequr kushtet prandaj të gjitha këto çka po bisedohen sot janë thjeshtë në nivelin e spekulimeve dhe për efekte elektorale te njerëzit që tani duhet ti mashtrojnë, dhe po bën reprizën e gjitha atyre premtimeve që ka dështuar t’i realizoj veç e kanë filluar këtë proces”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments