Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm nga puna ndaj profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi.
Në vendimin e marrë nga Këshilli i Etikës, janë listuar tri pretendimet për ngacmim seksual dhe arsyetimet e profesorit Xhevat Krasniqi.
“Rasti1- Ajo tregon se ka shkuar në konsultime në afatin e janarit 2023, për t’u konsultuar dhe shikuar se ku kishte gabuar, pasi qe profesori i kishte zbritur 0.05 pike nga provimi. Ne vijim, tregon gë jo që nuk kishte marrë përgjigje, por kishte dalë e tmerruar nga sjellja e profesor Krasniqit. Në vijim ajo citon fjalët gë i kishte thënë Profesori: ” unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur të duash të bëj masazh”*, në vijim ajo pretendon se profesori i kishte demonstruar me duar “masazhe” si dhe ishte afruar për ta përqafuar”.
“Rasti i 2. Studentet tregojnë se gjatë mbajtjes së ushtrimeve me profesorin Krasniqi, pas mbarimit te ushtrimeve, kishin qene objekt i ngacmimit seksual nga profesori. Ne deklaratën e tyre pretendojnë se: “Kur ne veç ishim te dyja duke ecur për ne shtëpi, ai na afrohet duke na u drejtuar me fjalët, ‘Të dyja i keni Iyer buzët njëjtë’ dhe vazhdon me fjalë tjera “Lyej ti sa te duash buzët, si të kësaj nuk mundesh me i pasur”.
Rasti 3:
Lidhur me pretendimet e studenteve për ngacmim seksual, është përgjigjur edhe profesori Xhevat Krasniqi. Të gjitha pretendimet e studenteve, Krasniqi i ka quajtur gënjeshtra.
Sipas profesor Krasniqit, përmbajtja e rastit 1 është një tërësi gënjeshtrash. Ai sqaron se studentja në fjalë e ka marre përgjigjen mbi gabimet në provimin me shkrim dhe pikët e humbura, e njëkohësisht është informuar qe nuk e ka fituar të drejtën për t’iu nënshtruar provimit me gojë (verbal). Ne vazhdim thekson: “Pastaj, ajo ka kërkuar që të falen pikët dhe normalisht të kjo kërkesë e zakonshme e studentëve i është refuzuar me rikujtimin që unë jam në përpikëri i drejtë në vlerësim të detyrave. Shprehja pasuese me përmbajtjen e fjalës “masazh” është shpifje, rrjedhimisht edhe demonstrimi i kuptimit të saj me duar është i pakuptimtë dhe i sajuar ndërsa, akuza që gjoja unë qenkam afruar duke dashur ta përqafoj, është gënjeshtër e radhës”, thuhet në vendim.
Tutje Krasniqi iu është përgjigjur edhe dy rasteve të tjera të akuzave nga studentet. Sipas tij akuzat ndaj tij janë bërë me qëllim që studentët të marrin nga një notë kaluese.
“Në vazhdim, profesor Krasniqi sqaron se në afatin e provimeve në janar 2024 (me 23.02.2024), konkretisht te pjesa e provimit me gojë (verbal), e njëjta studente, kur e kuptoi që nuk e ka kaluar me sukses provimin, në prani të studenteve, më ka kërcënuar me fjalët: “Hajt se ke me e pa ti!”, për të vazhduar kërcënimin edhe në korridor me shprehjen :“As veten tane s’ki me e njoftë!“
Lidhur me përmbajtjen e tërësishme te ankesës dhe pretendimeve te studenteve, profesor Krasniqi deklaron: “Te gjitha akuzat e bëra ndaj meje për ngacmim seksual, vlerësim jo të drejtë, hakmarrje, krijim të klimës negative, mos-vendosje të notave në SEMS, detyrim për konsultime, mosrespektim të syllabusit, sjellje arrogante, diskriminim etj, janë të pavërteta dhe tendencioze. Të githa këto akuza lidhen me qëllimin e studentëve për të siguruar nga një note kaluese në mënyrë të pamerituar dhe antistatutare, e cila, nëse do të bëhej nga ana ime, do të konsiderohej vepër penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Siç shihet, kjo ankese përfundon me shantazh të hapur e të drejtpërdrejtë edhe ndaj meje si profesor”, thuhet ndër të tjera në përgjigjet e profesorit Xhevat Krasniqit në vendimin e Këshillit të Etikës.