Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMiratohet Udhëzimi administrativ për të drejtat dhe ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen...

Miratohet Udhëzimi administrativ për të drejtat dhe ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektudhëzimit administrativ për bashkëpunimin e strukturave dhe mekanizmave institucionalë me organizatat joqeveritare për realizimin e politikave për të drejtat dhe ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijës, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Albulena Haxhiu, ka thënë se përmes këtij projektudhëzimi përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit. Ajo ka thënë se kështu do të sigurohet zbatim i plotë i politikave.

“Ky Projekt udhëzim ka të bëjë me bashkëpunimin e strukturave dhe mekanizmave institucionalë me organizatat joqeveritare për realizimin e politikave për të drejtat dhe ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijës. Përcakton mënyrat e bashkëpunimit, në mënyrë që të sigurojmë zbatimin e plotë të politikave”, ka thënë ministrja Haxhiu në mbledhjen e qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments