Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKurti ua jep përgjigjen finale kryeqyteteve evropiane? “S’çojmë në Gjykatë dokument që...

Kurti ua jep përgjigjen finale kryeqyteteve evropiane? “S’çojmë në Gjykatë dokument që s’e kemi pranuar”

Kryeministri Albin Kurti tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës këtë muaj është kushtëzuar me një lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë se ndërkombëtarët i kanë kërkuar që draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se ai draft-statut “dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua”.

“Si i tillë, është një jo-dokument. Pra, është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë e mbetet absurde”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments