Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, njofton se Rusia ka nisur sulm hibrid ndaj Kosovës. Kjo është bërë pas njoftimit të Kosovës për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, thotë ajo.
Ministraj thotë se Kosova e di nga gjenocidi i Serbisë se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin.
“Rusia po sulmon Kosovën në një sulm hibrid sot, pas njoftimit tonë për mbështetje në pajisje ushtarake për Ukrainën në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë kundër Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkruan Gërvalla.