Emisari i BE’së, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka mbërritur në Washington.
Ai ka thënë se ka zhvilluar “një takim produktiv” me emisarin e SHBA’së, Gabriel Escobar, me të cilin tha se “është zhytur në diskutime të thella”.
Se Lajçak do të shkojë në SHBA ka njoftuar dje Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien.
“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçak më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar dje O’Brien në X.