Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i cili mban përgjegjës udhëheqësit.
“Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë – atë që e mban publikun të informuar, mundëson një shumëllojshmëri zërash dhe i mban udhëheqësit përgjegjës”, ka shkruar ambasada në X.Në këtë ditë është publikuar raporti për lirinë e shtypit nga Reporterët pa Kufij.Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet në vendin e 75 në botë nga 180 shtete, për dallim nga viti i kaluar që ishte në vendin e 56-të