Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri: Raporti i DASH-it tregon për nivelin e lartë të korrupsionit

Tahiri: Raporti i DASH-it tregon për nivelin e lartë të korrupsionit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi se Kuvendi sa më parë duhet të shpërndahet. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, siç shtoi ai, tregon për regresin që ka shënuar Kosova. Sipas këtij raporti, po ashtu ai tha se 1/3 e ministrave të pushtetit aktual janë nën hetime dhe të përfshirë në afera korruptive.

Deputeti Tahiri tha se Kosova u godit nga dy raporte për gjendjen në Kosovë. Në seancë plenare, ai kërkoi që të trajtohen të gjitha të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe atë të “Freedom House”.

“Javën që kaloi DASH publikoi raportin për Kosovën, ku në atë raport përfshihet që të drejtat e njeriut jo që nuk kanë shënuar progres, por në fakt ka edhe regres. Në këtë rast specifikohet në mënyrë të veçantë dhuna ndaj gruas në një ambient jashtëzakonisht jo miqësor, dhuna ndaj gruas me bazë gjinore, dhuna ndaj gazetarëve, dhuna ndaj komuniteteve të margjinalizuara të komuniteteve jo shumicë në vendin tonë. Dhe ajo që është më shqetësuesja është niveli i korrupsionit në vendin tonë. Pra, hera e parë specifikohet si nivel jashtëzakonisht i lartë i korrupsionit dhe korrupsion jashtëzakonisht serioz në institucionet qendrore, në Qeverinë e Kosovës”, deklaroi ai.

Në seancë plenare, ai shtoi se raporti thekson edhe numrin e madh të ministrave që janë nën hetime dhe u shpreh se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje.

“Tashmë e specifikon edhe faktin që 1/3 e ministrave të kësaj qeverie janë nën hetime pikërisht për afera korruptive. Pra 1/3 apo pesë ministra të kësaj qeverie dhe një zëvendëskryeministre dhe një zëvendësministre të dënuar nga kapitulli i veprave për korrupsion. E gjithë kjo situatë në vendin tonë që është krijuar si rezultat i kësaj qeverisje jashtëzakonisht të dobët dhe jo efektive dhe me nivel të lartë të korrupsionit, e dëshmon edhe një herë atë që kemi kërkuar në vazhdimësi si Grup Parlamentar i PDK-së. Ky kuvend duhet të mblidhet sa më parë edhe të diskutojë për datën e zgjedhjeve. Sepse, ky kuvend është shndërruar në barrierë për t’i mbrojtur të korruptuarit në vendin tonë”, tha ai.

Sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur rezistencë më të madhe në parlament për themelimin e komisioneve hetimore për afera korruptive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments