Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e ka emëruar një anëtare të Bordit të OSHP-së pa konkurs të hapur.
Sipas Hotit, këtë vendim Kuvendi e ka miratuar pas asnjë kundërshtim.
“Në vendimet që lidhen me prokurimin, Qeveria nuk pyet për ligj apo praktika të mira të vendimmarrjes. Siç raportohet nga tri organizata të shoqërisë civile, Qeveria e ka emëruar një anëtare të Bordit të OSHP-së pa konkurs të hapur. Kuvendi e ka miratuar këtë pa asnjë kundërshtim, siç është bërë praktikë”, ka shkruar në Facebook ai.