Sot në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi
Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të Kuvendit.
“Të martën, më 30 prill 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi. Homazhet bëhen nga ora 10:00 – 12:00 në hollin e Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Ali Lajçi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetar i Pejës ka vdekur të dielën. /teve1.info