Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHaxhiu e Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

Haxhiu e Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojnë në Komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës.

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.

Mbledhja e këtij komisioni fillon në orën 11:00.

Kurse në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë diskutim në Komision lidhur me çështjen e rritjes së numrit të prokurorëve që do të merren me krime të luftës  dhe krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për këtë të ftuar janë  Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë dhe Ardian Hajdaraj, kryesues i  Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Mbledhja do të fillojë nga ora 13:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments