Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHovenier vullnetarëve të rinj të Korpusit të Paqes: Nuk kam parë një...

Hovenier vullnetarëve të rinj të Korpusit të Paqes: Nuk kam parë një grup më të përkushtuar se i juaji

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier administroi betimin e shërbimit për 10 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë.

Ai tha se nga eksperienca që ka nuk mendon se ka pasur ndonjë grup më të përkushtuar se ky.

“Kam shërbyer edhe në poste të tjera që ka pasur Korpus të Paqes, nuk mendoj se ka pasur një grup më të përkushtuar se sa grupi juaj”, tha amabsadori.

“Sot është një ditë shumë e veçantë sepse unë kam nderin që të bëj betimit të grupit të nëntë të vullnetarëve në Kosovë. Për herë të parë po e bëjmë këtë në Kamenicë ku Korpusi i Paqes ka filluar programin e tij. Kryetari i Komunës në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiroj të shpreh mirënjohjen time ndaj jush. Të gjithë jemi të mahnitur me mikpritjen dhe mirënjohjen e njerëzve këtu, andaj dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe të falënderoj disa grupe të njerëzve”, shtoi Hovenier, raporton Klankosova.

“Mendoj se të jesh familje nikoqire është punë e madhe, dhe disa prej jush jeni shkruar disa herë për të mirëpritur të trajnuarit. Faleminderit të gjithë popullit të Kamenicës për përkushtimin dhe mbështetjen e Korpusit të Paqes”.

“Jam duke e bërë këtë punë që disa vite por në fillim nuk kemi pasur disa vullnetar për shkak të covidit, dhe pastaj kemi pasur shumë punë për të sjellë vullnetarët këtu dhe prej që kam ardhur kemi tre grupe që kemi pasur trajnimin dhe vendosjen e vullnetarëve. Duhet shumë punë për të përgatitur një trajnim 10-vjetor para shërbimit dhe për të mbështetur dy grupe të tjera vullnetare në Kosovë, kurrë nuk e kemi bërë këtu”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments