Monday, November 25, 2024
HomeBotaPutini njofton se do ta vizitojë Kinën në maj

Putini njofton se do ta vizitojë Kinën në maj

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se synon ta vizitojë Kinën gjatë muajit të ardhshëm.

Putini e bëri këtë njoftim gjatë një kongresi të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve më 25 prill në Moskë.

Ai nuk tregoi se kur do ta bëjë këtë vizitë saktësisht, e as nuk dha hollësi të tjera rreth saj.

Izolimi i vazhdueshëm ekonomik dhe diplomatik i Rusisë, si pasojë e luftës së saj kundër Ukrainës, e ka bërë Moskën tejet të varur nga Kina.

Sipas një vlerësimi amerikan së fundmi, Kina është duke i shitur vazhdimisht Rusisë vegla të makinerisë, mikroelektronika dhe teknologji të tjera, të cilat Moska po i përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë luftarakë dhe armë të tjera për t’i përdorur në luftë.

Kina ka thënë vazhdimisht se nuk i ofron Rusisë armë e as ndihmë ushtarake, megjithëse i ka ruajtur lidhjet e fuqishme ekonomike me të.

Pekini nuk i ka dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake vdekjeprurëse Rusisë, dhe ka kërkuar ta ruajë veten si një vend neutral karshi luftës në Ukrainë.

Megjithatë, ajo nuk i ka dënuar veprimet e Moskës dhe më 2022 deklaroi se ka miqësi “pa kufizime” me Rusinë. Kina i ka dënuar sanksionet e Perëndimit kundër Moskës dhe i ka akuzuar NATO-n dhe SHBA-në se e nxitën pushtimin e Ukrainës nga Putini./REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments