Ekspertja Amerikane e sigurisë Ivana Stradner ka thënë se Serbia do të vazhdojë të prodhojë diktatorë edhe pas presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas saj, siguria në Ballkan do të jetë diskutabile nëse nuk veprohet urgjentisht në shuarjen e dy agjencive që nxitin destabilizim.
“Nuk ka siguri në Ballkan pa çmontuar agjencinë e inteligjencës së Serbisë së bashku me Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes. Lidhjet e tyre me Rusinë (dhe së fundmi me Kinën) po dëmtojnë sigurinë në rajon… dhe shumë shpejt në Evropë”, ka shkruar Stradner në X.
Nëse nuk ndërmerren këta hapa, sipas saj pas Millosheviqit është Vuçiqi dhe pas Vuçiqit do të ketë një tjetër diktator “Kjo do vazhdojë derisa të shpërbëni rrjetin”, ka shtuar ajo.Sipas Stradner, gjëja e parë që një qeveri e re në Serbi duhet të bëjë një ditë është të çmontojë plotësisht aparatin e mbrapshtë të sigurisë dhe të krijojë një të ri…