Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar Fitim Doda, i dyshuari për tentim vrasjen në Kolovicë.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Ndryshe, në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës më 26 mars vdiq Egzon Haliti nga Podujeva (30), pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit Zejnie Gashi (48), e cila ndërroi jetë të mërkurën në QKUK. Prokuroria kishte bërë të ditur se janë të plagosur edhe dy persona tjerë..